Federata e Kick Box-it e Kosovës shpall Laureatët e Vitit 2025
Federata e Kick Box-it e Kosovës ka mbajtur ceremoninë zyrtare për shpalljen e laureatëve të vitit 2025, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet dhe bashkëpunëtorët institucionalë për kontributin e tyre gjatë vitit.
Kryetari Fatmir Makolli bëri hapjen e ceremonisë duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët, sportistët dhe organizatorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e sportit të kickboxit. Ai theksoi rëndësinë e këtij sporti në promovimin e disiplinës, forcës fizike dhe shpirtit sportiv, duke uruar suksese për të gjithë sportistët.
Mirënjohje u ndanë për:
•Znj. Afërdita Fazlija – Departamentin e Sportit MKRS.
•Znj. Ana Roch, Presidente e Parlamentit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.
•Z. Tahir Shabani, Ambasadori i Paqës.
Media:
•Artan Muhaxhiri – RTK.
•KosovaPress.
•Luard Mehmetaj – Istogu Channel.
Çmimet për vitin 2025 iu ndanë:
* Muhamet Muqolli – Punëtori më i Mirë Sportiv
* Fisnik Sadrija – Gjyqtari më i Mirë
* Qendrim Makolli – Trajneri më i Mirë
* Kickbox Prishtina – Klubi më i Mirë
Komisioni i Federatës përzgjodhi 9 sportistët më të dalluar në kategoritë Kadetë, Juniorë dhe Seniorë, bazuar në rezultatet e arritura.
Kadet:
Arbër Shala Sportist i vitit në kategorinë -35kg
Noar Sadiku Sportist i vitit në kategorinë -35kg
Elon Aliu Sportist i vitit në kategorinë -45kg
Lind Bajrami Sportist i vitit në kategorinë -66kg
Ron Shala Sportist i vitit në kategorinë -45kg
Leon Canaj Sportist i vitit në kategorinë -66kg
Kaon Rexhaj Sportisti i vitit në kategorinë -62kg
Ermir Shaqiri Sportist i vitit në kategorinë -38kg
Albion Spahiu Sportist i vitit në kategorinë -64kg
Junior:
Elda Hasani Sportiste e vitit në kategorinë -60kg
Taulant Salihaj Sportist i vitit në kategorinë -60kg
Diell Gashi Sportist i vitit në kategorinë -60kg
Art Dulaj Sportist i vitit në kategorinë -63.5kg
Zan Krasniqi Sportist i vitit në Kategorinë 63.5 kg
Omar Thaqi Sportist i vitit në kategorinë -63.5 kg
Rinor Spahiu Sportist i vitit në kategorinë -67 kg
Arti Ahmeti Sportisti i vitit në kategorinë -67kg
Nart Mehmeti Sportist i vitit në kategorinë -71 kg
Senior:
Doneta Menxhiqi Sportiste e vititit në kategorinë -60kg
Ermal Ferati Sportist i vitit në kategorinë -60 kg
Mil Gjata Sportist i vitit në kategorinë -67kg
Artor Mehmeti Sportist i vitit në kategorinë -71kg
Enis Berbatovci Sportist i vitit në kategorinë 75kg
Egzon Barllaj Sportist i vitit në kategorinë -81 kg
Arber Salihu | Sportist i vitit në Kategorinë -84kg
Denis Halimi Sportist i vitit në kategorinë +91kg
Garuesit më të mirë të vitit u shpallën:
* Ajan Hajredini (Kadetë)
* Gent Hyseni (Juniorë)
* Gezim Morina (Senior – Çmimi Kryesor)
Federata e Kick Box-it e Kosovës vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe avancimin e sportit të kickbox-it në vend. /Kosova,info/
