Fauna e rrallë kosovare

Përmes fotografisë njeriu mund t’i zë shumë momente të rëndësishme, por  në disa raste ato momente bëhen të rëndësishme tek më vonë pasi është shkrepur fotografia.

Në shumë raste, fotografë të natyrës kanë dokumentuar llojin e fundit të asaj specieje pa e ditur që do të ishte fotografia e fundit e asaj kafshe.

Gjuetia e paligjshme dhe prerja e pyjeve është në rritje e sipër dhe që kjo po ndikon në zvogëlimin e faunës,

Fotografë si Besnik Jakupi, Granit Hyseni dhe Albert Krasniqi, tregojnë jetën e botës së egër kosovare.

Në syrin e tyre, shpendët zënë një vend thuajse kryesor.

Cafka e hirt e fotografuar nga Granit Hyseni.

Mëllenja e fotografuar nga Granit Hyseni.

Fazani i fotografuar nga Besnik Jakupi.

Pupëza e fotografuar nga Besnik Jakupi.

Sqeptrashi i fotografuar nga Albert Krasniqi.

Kuqalashi i fotografuar nga Albert Krasniqi.

Mirëpo prerja e ilegale e drunjve, sipas fotografit Besnik Jakupi po e rrezikon faunën,

“Natyra po shkatërrohet nga njeriu me një normë si kurrë më parë. Jeta e egër është në rënie, ndërsa njeriu pret pyjet, djeg malet, me një fjalë shkatërrojmë zonat e egra. E që ndërlidhet me prerjen e pyjeve, gjuetia e paligjshme ndërtime të ndryshme, ndotja e ambientit, e që të gjitha këto ndikojnë në rrezikimin e zhdukjes”, ka thënë Jakupi për Klankosova.tv

Përveç shpendëve edhe insektet e gjitarët janë të shumtë në Kosovë duke u falënderuar kushteve që ofron ky vend.

Merimanga kërcyese e fotografuar nga Besnik Jakupi.

E fotografuar nga Besnik Jakupi.

Hardhuca e gjelbër Evropiane e fotografuar nga Albert Krasniqi.

Gjarpri i gurit [gjarpri më helmues ne Evrope] e fotografuar nga Albert Krasniqi.

Dhelpra e fotografuar nga Granit Hyseni.

Pyetja e shumtë që bëhet është se pse iu duhet njerëzve fauna e egër?

Besniku shton se nëse në nuk kujdesemi për faunën tonë do të mund të pësojmë edhe ne.

“Krejt në fund, një porosi , nëse asgjë nuk ndryshon, me këto veprime tona shkatërruese – të faktorit njeri , padyshim se popullata do të vazhdojë të bie, duke e çuar jetën e egër në zhdukje dhe duke e kërcënuar integritetin e ekosistemeve prej te cilave varemi ne – njerëzit”, e përfundoi Besniku.

Këtë mund edhe ta mbështesë Fondi Botëror për Natyrën.

Sipas FBN-së e cila punon për konservimin e faunës së egër e konsiderojnë se  mbrojtja e botës së egër mund të zvogëlojë ndjeshëm frekuencën dhe intensitetin e zjarreve shkatërruese të pyjeve.

Po shtojnë nga konservimi i natyrës, ruhen edhe “ilaçet” tona.

“Kimikatet nga natyra kanë qenë një pjesë e civilizimit njerëzor që kur paraardhësit tanë të hershëm filluan t’i përdorin ato për të përmirësuar dhe pasuruar jetën e tyre”, thotë FBN-ja.

Po ashtu duke u kujdesur për faunën e egër toka do të mund të  mbrohej dhe të ishte më pjellore.

”Kafshët e egra luajnë një rol kryesor në rritjen e shëndetit dhe pjellorisë së tokës duke përmirësuar lëndët ushqyese të saj. Plehrat dhe urina e tyre ndihmojnë në rimbushjen e përmbajtjes së lëndëve ushqyese të tokës duke i siguruar asaj minerale pasuruese”.

Sipas shkencëtarëve që i kanë studiuar fosilet e kafshëve, shkalla bazë e zhdukjes është rreth një specie për çdo një milion specie në vit.

Go to TOP