Fauci thotë se qeveria kineze ‘ndoshta’ po fsheh diçka në lidhje me origjinën e COVID-19

Dr. Anthony Fauci thotë se ai është i përkushtuar për të “pasur vëmendjen” për mënyrën se si u shfaq coronavirusi për herë të parë në Wuhan, Kinë në vitin 2019, por ai ende dëshiron që të kishte më shumë informacion nga qeveria kineze.

Siç edhe dihet, shkencëtarët dhe teoricienët e konspiracionit kanë qenë të etur për të gjetur përgjigje të qarta për origjinën e virusit SARS-CoV-2 për vite me radhë.

Megjithatë, asnjë provë e kënaqshme “që do t’i vinte pikën” nuk tregon për një shpjegim të vetëm, se ku filloi kjo pandemi.

A u shfaq virusi natyrshëm në një lakuriq nate ose ndonjë kafshë tjetër, më pas “u hodh” nga kafshët te njerëzit në një ngjarje të përhapur, ndoshta në një treg? Shumë shkencëtarë thonë se kjo është një mundësi.

A mund të ketë rrjedhur diku nga një laborator? Gjithashtu e mundur, por më pak e mundshme.

“Duhet pasur parasysh se mund të ketë qenë çdo gjë që ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Fauci të mërkurën gjatë një bisede me redaktorin e Atlantic, Ross Andersen, përcjell Telegrafi. “Por provat mbi të cilat ata kanë punuar për vite me radhë favorizojnë fuqimisht një dukuri natyrore”.

Fauci thotë se qeveria kineze mund ta ‘pastrojë këtë çështje’ nëse do të dëshironte vërtet.

“Fakti është se, si shoqëri, kur ndodh diçka që duket – edhe nëse vjen natyrshëm nga Kina – ata do të jenë të fshehtë për këtë”, tha Fauci duke iu referuar qeverisë kineze. “Për shkak të kësaj ndjenje se ata do të fajësohen për diçka”.

Siç ndodh, këshilltarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit, ku punon Fauci, u takuan këtë javë për të diskutuar mbi mbikëqyrjen më të rreptë të eksperimenteve laboratorike që përfshijnë viruse vdekjeprurëse.

Go to TOP