Fatmir Humolli largohet nga Vetëvendosja, Qeverisë i zvogëlohen votat!

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti derisa ka thënë se nga sot do të jetë deputet i pavarur.

Humolli tha se arsyet e daljes janë politike derisa shtoi se kryeministri Albin Kurti po e ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës.

“Është vazhdim i politikës së Rugovës, qasja me fjalor pak ma të ndryshëm se Rugova por me strategji si të Rugovës”, tha ndër të tjera Humolli.

Lidhur me këtë dorëheqje, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se zyrtarisht ende nuk e kanë pranuar dorëheqjen e Humollit derisa shtoi se është vendim i tij dhe se partia e respekton.

Go to TOP