Prokuroria jep detaje për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Nysret Cenës

Para dy muajsh në Kaçanik kishte mbetur i vdekur me breshëri plumbash në veturën e tij ish-ushtari i UÇK-së Nysret Cena, 48-vjeçar.

Dy muaj pas rastit, nuk ka pasur arrestime për persona të dyshuar, derisa sipas informacioneve raportohet se rasti ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu.

“Po, ky rast ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës . Andaj, për informata shtesë lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha Baftiu.

Go to TOP