Albin Kurti deklarohet për dorëheqjen e Fatmir Humollit nga LVV-ja

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pyetur në konferencë për media për largimin e deputetit të këtij subjekti politik Fatmir Humolli nga grupi parlamentar i partisë.

Kurti ka thënë se nuk ka arritur të takohet me deputetin Fatmir Humolli.

“Nuk kam arritur të takohem ende me deputetin Fatmir Humolli”, tha Kurti.

Dje, Humolli në një komunikim ka konfirmuar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjen.

“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli, të martën.

“Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të  largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.

Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës.

Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.

“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai të martën.

“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.

Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai. 

Go to TOP