Faruk Nura/ Po kthehem në shtëpinë time të vjetër, jam rritur në LDK (Video)

LDK-ja në zgjedhjet e fundit pati një krizë të thellë, duke marrë parasysh problemet brenda partisë, ku u penalizuan nga vetë elektorati i tyre, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve të brendshme që kishin ndodhur në prag të zgjedhjeve, por si duket gjërat kanë ndryshuar, me ardhja e Lumir Abdixhikut në krye te LDK-së, po kthehet edhe elektorati i LDK-së, fushata në terren dhe zgjedhja e kuadrove të reja në këtë subjekt politik, shihet se një punë e mirë e presidentit Abdixhik, i cili ka bërë një mobilizim dhe reforma në të gjitha degët në nivel të vendit, kjo duket se ka reflektuar me kthimin e shumë aktivistëve dhe anëtarëve që e kishin braktisur më herët LDK-në, ndërsa kryetari Abdixhiku ka hapur dyert për të gjithë ata që dikur e kanë braktisur për arsye të ndryshme, njëri prej tyre është edhe ish-Zëverndësministri Faruk Nura, i cili është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, siç thotë vetë ai.

“Kthimi im në LDK është i natyrshëm, po kthehem në shtëpinë time të vjetër, jam rritur në LDK, nga themelimi, nga forumi rinor dhe duke parë zhvillimet politike në vendin që po kalon vendi ynë, mendova se mënyra më e mirë për të kontribuar për shtetin është LDK-ja, është politika e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është politikë e vazhdimësisë së themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe pas konsultimit me shokë, mendova se prap do të kthehem në degën e Vitisë ku kam kontribuar për shumë vite.”

Intervista e plotë:

Go to TOP