Farioli: Ajax ka ambicie edhe në Europa League si në Eredivisie
Trajneri i Ajax, Francesco Farioli, ka deklaruar se pavarësisht garës për titull në Eredivisie nuk do të bëjë lëshime për përballjen e së enjtes në Europa League kundër Eintracht Frankfurt.
Ajax kryeson kampionatin holandez me tetë pikë para PSV, por ka humbur ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Europa League në shtëpi, ku në Amsterdam Eintracht Frankfurt ka fituar 2-1.
Megjithatë, pavarësisht pozitës jo të favorshme dhe ndeshjes vendimtare të së dielës kundër AZ Alkmaar, skuadër që tashmë e ka mundur dy herë këtë sezon, Farioli nuk ka ndërmend të bëjë kompromis për ambiciet e Ajax në Evropë.
“Nëse shohim paraqitjet tona, nuk është e nevojshme”, ka thënë ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Ajax ka pësuar vetëm një humbje në Eredivisie këtë sezon dhe ajo ka ardhur menjëherë pas një ndeshje europiane. “Në këtë aspekt, ndoshta jemi rekordmenë në Evropë”, ka thënë Farioli.
Ndeshja Eintracht Frankfurt – Ajax do të luhet të enjten në mbrëmje duke filluar nha ora 18:45.
