Familjari i gruas së vrarë në QKUK: Që nga momenti kur është martuar ka pasur dhunë fizike

35-vjeçarja shtatzënë që mbeti e vrarë këtë të mërkurë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK ka pasur dhunë fizike gjatë martesës nga bashkëshorti i saj që dyshohet se i mori jetën.

Rrezat Magashi, djali i axhës së viktimës, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se viktima ishte ndarë edhe ligjërisht me ish-burrin e saj.

“Gjendja jonë është shumë e rëndë, se kemi prit kurrë këtë rast tragjik. Gjendja e familjarëve është shumë e rëndë”.

“Raportet mes tyre kanë qenë shumë të rënda, nga momenti që është martuar ka pasur dhunë fizike. Ka pasur shumë raste kur tashmë ish-burri as nuk e ka lënë që të vijë për vizitë, gjithmonë ka qenë nën përcjelljen e ish-vjehrrës. Ka ardhur vetëm gjatë ditës për vizitë tek familjarët asnjëherë nuk ka qëndruar natën”, tha ai.

Go to TOP