EXIT POLL i Albanian Post: Tri komuna fitore pa balotazh, e katërta në pikëpyetje

Sipas “Exit Poll-it” të fundit të Albanian Post tri komuna të Kosovës shkojnë pa balotazh, ndërsa e katërta është në pikëpyetje.

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në zgjedhjet lokale deri në mesditë ishte e ulët, mirëpo janë pak komuna të cilat kanë kaluar më shumë se 50% të daljes së qytetarëve në votime. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale në nivel vendi është 26.95 për qind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”, ka thënë Radoniqi.

Sipas tij, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65 për qind e votuesve.

Go to TOP