Europoli u urdhërua t’i fshijë të dhënat e individëve që nuk janë shpallur fajtorë

Europoli është urdhëruar të fshijë çdo informacion në lidhje me individët që nuk janë shpallur fajtorë për ndonjë krim.

Sipas medieve të huaja, një hetim zbuloi se agjencia policore e Bashkimit kishte mbledhur dhe ruajtur të dhëna për qytetarët e pafajshëm.

Europolit iu tha të fshinte çdo të dhënë që nuk përputhej me masat mbrojtëse për kohëzgjatjen e ruajtjes së informacionit të ndjeshëm, ku parashihet që të dhëna të ruhen vetëm për gjashtë muaj nëse nuk është dëshmuar asnjë aktivitet kriminal.

Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS) tha se Europoli u njoftua për urdhrin më 3 janar pas një hetimi të vitit 2019.

EDPS tha se e qortoi Europolin dy vjet më parë “për ruajtjen e vazhdueshme të vëllimeve të mëdha” të të dhënave të tilla që “paraqesin rrezik për të drejtat themelore të individëve”. 

Go to TOP