Europakënaqësi në Prishtinë, një grup qytetarësh mblidhen te Zyra e BE’së

Disa qytetarë janë mbledhur para zyrës së BE-së në kryeqytet për të protestuar mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e BE-së.

Ata kanë shpalosur një flamur të Kosovës të rrethuar me gjemba ku shkruan “FreeVisa”, si revoltë për regjimin e vizave ndaj kosovarëve.

Dje është mbajtur Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku s’pati rezultate për bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë dh Maqedonisë së Veriut, por as ndonjë rezultat për heqjen e vizave për Kosovën.

Pas samitit, 27 liderët e BE-së mbajtën takimin e tyre të brendshëm në kuadër të Këshillit të BE-së dhe pas takimit nxorrën konkluzionet e tyre.

Aty s’u tha asnjë fjalë për heqjen e vizave por vetëm mbështetja për dialogun Prishtinë-Beograd.

Go to TOP