“Është shumë frikshëm këtu”: Qyteza ukrainase boshatiset, teksa forcat ruse afrohen
Në një vizitë të bërë së voni në Pokrovsk, gazetari Oleksiy Prodayvoda, korrespondent i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, u befasua me atë se sa shumë ka ndryshuar qyteza lindore ukrainase, teksa forcat ruse po i afrohen asaj.
“Dikur kishte njerëz në çdo bar dhe kafene… Tani janë të shkreta”, ka thënë ai. Por, mes një eksodi civilësh, Prodayvoda ka gjetur një grua që është kthyer.
