‘Esat Bicurri në përjetësi’, dokumentari që shfaq një jetë me këngën

Edicioni i fundit i emisionit dokumentar në RTK, “Gjurmë” iu është dedikuar jetës dhe veprës së një prej zërave që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore në vend, Esat Bicurrit.

I quajtur “Esat Bicurri në përjetësi”, ky program vjen si reflektim i vlerave që la Bicurri pas, nëpërmjet kujtimeve dhe bashkëpunimeve artistike me muzikantët e tjerë.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët në këtë dokumentar e përshkruajnë Bicurrin si njeri pozitiv dhe me karakter të fortë e sinqeritet në miqësi.

“Ishte zbulim i festivalit ‘Akordet e Kosovës’ me interpretimin e tij që dha”, thotë në një pjesë pedagogia e muzikës Pranvera Badivuku.

Dokumentari në RTK shpërfaq karrierën e bujshme të artistit i cili i dha zë këngëve të njohura si “E kujtoj atë takim”, “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera” dhe shumë gjurmë tjera muzikore.

Ministria e Kulturës së Kosovës krijoi edhe një çmim kombëtar të quajtur Esat Bicurri për përsosmëri në muzikë popullore dhe urbane.

Go to TOP