Ervin Resuli hap kanalin “Siguria Ushqimore” për ndërgjegjësim dhe transparencë
Presidenti i Urdhrit Profesionist të Mjekut Veterinar Shqiptar, Ervin Resuli, ka lansuar platformën “Siguria Ushqimore me Ervin Resulin”, një hapësirë e dedikuar informimit, analizave dhe denoncimeve mbi çështjet e sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe më gjerë.
Ky kanal synon të informojë qytetarët, fermerët dhe bizneset ushqimore mbi standardet, praktikat më të mira dhe sfidat që lidhen me sigurinë ushqimore. Nëpërmjet raporteve nga terreni dhe analizave profesionale, do të trajtohen problematikat e tregut, cilësia e produkteve dhe transparenca institucionale në këtë sektor.
Resuli fton të gjithë të interesuarit të bashkohen në këtë platformë dhe të kontribuojnë për një sistem më të sigurt ushqimor. Për më shumë informacione dhe komunikim, ai mund të kontaktohet në [email protected] ose përmes kanalit në WhatsApp: https://whatsapp.com/channel/0029VbALJVP1CYoTv3braW45.
