Ende nuk është regjistruar asnjë rast i llojit Omicorn të COVID-19 në Maqedoni

Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se ende nuk ka testime për llojin Omicorn të COVID-19 për shkak se nuk ka asnjë rast me dyshime.

Nga ISHP theksojnë se po e ndjekin gjendjen me coronavirusin dhe me mutacionet e reja.

“Ndiqet gjendja me COVID-19, posaçërisht me mutacionet gjenetike të virusit. Deri tani nuk është bërë testim për llojin Omicorn për shkak se s’kemi rast të dyshimtë. Do të fillojmë me testimit të këtij mutacioni kur do të rriten dyshimet në Maqedoni dhe rajon”, tha Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së.

Me siguri kjo do të ndodhë 10 ditë pas festave kur mund të ketë valë të re për shkak të festave për vit të ri.

Go to TOP