Ende nuk dihet kur do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiq
Ende nuk dihet nëse gjatë këtyre ditëve do të kemi mundësin për të parë një takim mes Kurtit e Vuçiqit.
Ani pse nga Brukseli janë shprehur të gatshëm të organizojnë takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sa më shpejt që është e munduur.
Por nga ekzekutivi kosovar thonë se deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim, të paktën kështu deklaroi për Syri.net Kosova zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Për momentin nuk ka ndonjë të re në këtë drejtim”, tha shkurt Kryeziu.
Në anën tjetër, para dy ditë në Bruksel ishte zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ku u takua me kryenegociatorin serb, Petkoviq, por asnjëra palë nuk deklaroi se çfarë doli nga këto bisedime.
Ishte vetëm emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ku njoftoi se kryetema ishin targat.
Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se zgjidhja e ofruar duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet derisa çdo dhunë eventuale është e papranueshme.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar diplomati sllovak.
