Emërimi i Hill si ambasador i SHBA-ve në Serbi, eksperti amerikan: Ai e njeh në detaje rajonin, SHBA angazhohet në dialog

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se emërimi i Christopher Hill si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi është i rëndësishëm në këtë moment vendimtar për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për dialogun Kosovë – Serbi në veçanti.

Ben-Meir ka rikujtuar se Hill ka qenë i përfshirë në negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë në vitet e 90-ta dhe më parë ka shërbyer si ambasador në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Më tutje, ai e ka quajtur Hill “veteran i përfshierjes së SHBA’ve në Ballkan”, duke shtuar se Hill është i rëndësishëm në këtë moment vendimtar.

Ai ka shtuar se Hill e njeh historinë e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe mentalitetin politik të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Të premtën, Presidenti Biden emëroi Christopher Hill si ambasadorin e ardhshëm të SHBA në Serbi. Hill ishte i përfshirë në negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës në vitet 1990 dhe më parë ka shërbyer si ambasador në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Si një veteran i përfshierjes së SHBA në Ballkan, emërimi i Hill si ambasador është shumë i rëndësishëm në këtë moment vendimtar. Hill nuk njeh vetëm historinë e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe mentalitetin politik të të gjithë rajonit.”, tha Ben-Meir.

Më tutje, ai ka thënë se kjo është shenjë se SHBA është serioze në avancimin e paqes në rajonin e Ballkanit dhe se do të punojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

“Emërimi i tij duhet të jetë një shenjë për të gjitha vendet në rajon se SHBA është serioze në avancimin e paqes në Ballkan dhe do të punojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

https://www.facebook.com/ABenMeir/posts/10159238952176201

Emërimi i Christopher Hill është komentuar edhe nga njohës të tjerë të çështjes së Ballkanit Perëndimor dhe të dialogut Kosovë – Serbi duke thënë se ky emërim është shenjë e intensifikimit të përpjekjeve të SHBA’ve për prezencë më të madhe në rajon dhe për mbylljen e dialogut midis dy vendeve. 

Go to TOP