Elita e futbollit vjen sot me tri duele, spikat derbi Ballkani-Drita

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 30-të.

Padyshim se kryendeshja e këtij vikendi do të luhet në Suharekë, ku do të përballen dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit, Ballkani-Drita.

Kjo sfidë e cila pritet të prodhojë një ndeshje tejet të fortë, mund të jetë përcaktuese për titullin e kampionit. Aktualisht tabelën e kryeson Ballkani me dy pikë më shumë së Drita.

Gjilani-Feronikeli 74’, është një tjetër duel i rëndësishëm, skuadra këto që po ‘luftojnë’ për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Ndërkaq, Liria në shtëpi pret Dukagjinin. Vendasit nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në edicionin pranveror, duke qenë të fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për klinasit, duhet një fitore për të qenë më të qetë nga zona e rrezikshme.

Të dielën luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të.

Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ e pret Fushë Kosovën, në një ndeshje ku llapjanët vetëm me fitore mund të akoma në garën për kreun e tabelës.

Ndërkaq, Malisheva i bën ‘konak’ Prishtinën, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Superliga /Java e 30-të

Sot takohen:

Ballkani-Drita

Gjilani-Feronikeli 74’

Liria-Dukagjini

Të dielën takohen:

Llapi-Fushë Kosova

Malisheva-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Go to TOP