Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht një vajzë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e viktimës.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Go to TOP