Eksperti amerikan shpreh zhgënjim me Kurtin: Prisja ta dëgjonte SHBA-në dhe BE-në për dialogun

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën që thekson ngecjet në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se janë shqetësuese gjetjet që theksojnë se Kosova dhe Serbia po e vonojnë arritjen e normalizimit të raporteve mes tyre.

Ben Meir ka thënë se ka pritur nga Kurti që tregonte se është i gatshëm të ndjekë këshillat e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, dhe ta bëj përgjegjëse Serbinë për çdo mungesë progresi.

Tutje, ai shton se BE dhe SHBA duhet të dënojnë provokimet serbe dhe të dërgojnë mesazh tek Vuçiq që pavarësia e Kosovës është e mbyllur dhe nuk do t’i nënshtrohet kurrë negociatave.

Postimi i plotë i Alon Ben Meir:

Sipas raportit të sapopublikuar të Komisionit Evropian, Kosova dhe Serbia nuk shënuan përparim në dialogun e tyre dhe vonesat në arritjen e normalizimit nga të dyja palët janë shqetësuese. Duke qenë se SHBA-ja dhe BE-ja mbështesin fuqimisht dialogun midis dy vendeve, prisja që Kurti të tregonte se është më se i gatshëm të ndjekë këshillat e tyre dhe t’i vërë përgjegjësinë Serbisë për çdo mungesë progresi. Ndërkohë, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të dënojnë provokimin serb dhe duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë presidentit Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do t’i nënshtrohet kurrë negociatave.

Go to TOP