Ekskluzive: PDK siguron dy drejtori kyçe në Prishtinë
Burime të Kosova.info bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka arritur marrëveshje me kryetarin Përparim Rama për ndarjen e drejtorive komunale.
Sipas informatave ekskluzive, PDK do të përfitojë gjithsej tetë drejtori komunale si dhe katër ndërmarrje publike.
Kosova.info ka mësuar se, në këtë marrëveshje, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Shëndetësisë do t’i takojnë PDK-së.
Burimet tona theksojnë se marrëveshja është rezultat i negociatave të zhvilluara në ditët e fundit dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
