Ekipi i Bekim Jasharit thotë se Gani Koci është shoqëruar në Polici, dyshohet për një incident në Polac

Ekipi i kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një komunikate për media kanë reaguar duke thënë se ka ndodhur një incident mes ish-deputetit të PDK-së Gani Koci dhe një asistenti të qendrës së votimit në fshatin Polac.

Në lidhje me rastin, sipas komunikatës së lëshuar nga Lista e Bekim Jasharit “Ideali për Skenderajn”, janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Reagimi i plotë i ekipit të Bekim Jasharit:

Gani Koci, ish deputeti i PDK-së, kërcënon asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca,Para pak minutave në qendrën e votimit në fshatin Polac ka ndodhur një incident mes ish deputetit të PDK-së, Gani Koci, dhe asistentit të qendrës së votimit Veton Koca.Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar z. Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi.Për këtë rast menaxheri i qendrës së votimit ka njoftuar policinë e Kosovës dhe tani njësia FIT ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i njëjti sipas informacioneve nga menaxheri i qendrës së votimit, z. Gani Koci është shoqëruar në Polici.Vlen të përmendim që raste të tilla të presionit, shantazhit dhe kërcënimit ka pasur dhe gjatë ditës së sotme.Andaj Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë apel për oponentët politik që të ndalin tentimet për manipulime, kërcënimet e shantazhet sepse qytetarët tashmë kanë vendosur për kryetarin e tyre i cili do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.Njëkohësisht kërkon nga Policia dhe prokuroria që të vazhdojnë të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor.

Go to TOP