Einxhel Shkira shprehet e tronditur pas rastit ku infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë
Sot në media e rrjete sociale është bërë virale një video që ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.
Në këtë video shihen disa punonjëse të kësaj shtëpie duke sulmuar fizikisht një grua të moshuar.
E tmerrshme: Infermierja në shtëpinë e pleqve e rrah dhe ushtron dhunë ndaj të moshuarës.
Pas publikimit të videos pati reagime të shumta nga qytetarët dhe fytyrat publike.
Moderatorja, Einxhel Shkira me anë të një “InstaStory” u shpreh e tronditur.
Po ashtu ajo i quajti “kafshë” punonjëset e kësaj shtëpie.


