Eintracht Frankfurt – Rangers/ 90 minuta nuk mjaftojnë për të pasur fitues, finalja shkon në shtesë
Eintracht Frankfurt dhe Glasgoë Rangers vazhdojnë ta luajnë finalen e Europa League edhe pse 90 minutat janë mbyllur. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë do duhet të paktën shtesa prej 30 minutash për të vendosur fituesin.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy të tillë.
Fillimisht ishin skocezët që kaluan në avantazh në minutën e 57-të, me anë të Aribos, pas gafës së Tutës.
Mirëpo avantazhi i Rangers nuk zgjati shumë pasi në minutën e 69-të, Rafael Borre vendosi baraspeshën.
Në minutat e mbetura të dyja skuadrat patën raste, por gol nuk kishte dhe shtesat do duhet të luhen, ndoshta edhe penalltitë.
