“Eferveshenca kolektive” e Mentor Berisha hapet në Muzeun “Burgu i Idealit”

Ekspozita “Eferveshenca kolektive | Collective Effervescence” e piktorit Mentor Berisha do të hapet më 16 prill 2026, në ora 19:30, në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”. Ekspozita është kuruar nga Orgest Azizi.

Përmes një cikli pikturash, ekspozita trajton momentet kyçe të historisë kolektive në Kosovë gjatë viteve 80 dhe 90, duke përfshirë demonstratat e vitit 1981, grevën e minatorëve të Trepçës, lëvizjen për faljen e gjaqeve dhe periudhën e luftës 1998–1999. E frymëzuar nga koncepti i Émile Durkheim për “eferveshencën kolektive”, ajo eksploron energjinë, kujtesën dhe mobilizimin shoqëror.

Pikturat e Berishës ndërthurin abstraksionin dhe figuracionin, duke krijuar hapësira vizuale ku ngjyra dhe ritmi shndërrohen në gjuhë të përbashkët të përjetimit historik.


Go to TOP