Është ndarë nga jeta aktorja e njohur e skenës artistike, Shirine Morina

Morina njihej për një mori rolesh në skenën teatrore dhe televizive të Kosovës.

Në kujtim të veprës dhe krijimtarisë së saj artistike, sjellim në vijim një interpretim të aktores në një skeç humoristik nga emisioni “Pa pengesa” që shfaqej në Televizionin e Prishtinës, në vitet 1983-84.

Krahas Morinës, në këtë skeç interpretojnë aktorët Afrim Kasapolli dhe Belgjyzare Fejza.

Kujtojmë se Shirine Morina ishte e njohur për shumë shfaqe në teatër e film. Shumëkush atë e mban mend në emisionin “Pa pengesa”, “Banda e Luta Fukarasë”, “Cimerat”, “Kombinati e Pleqtë”, “Ça ka Shpija”. Ndërsa në filmin mori pjesë te “Era dhe Lisi”… /Kosova.info/

Go to TOP