Edita Tahiri ka disa fjalë për Kuvendin ”madhështor” të Sali Berishës

Sot ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi delegatët për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Madje me shumicë votash edhe shkarkuan Bashën.

Edita Tahiri ka thënë se, sot Kuvendi i PD-së, në drejtim të Sali Berishës, bëri të qartë se duhet braktisur pasionet e absurdit dhe pranuar realitetin!

Postimi në Facebook:

Në majat e pushtetit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që të bën të besosh se nuk je duke rënë! Por, sot Kuvendi madhështor i PD së Shqipërisë, i udhëhequr nga Sali Berisha, tregoi qartë se duhet braktisur pasionet e absurdit dhe pranuar realitetin!

Go to TOP