Edi Rama rindërton falas shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i fortë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë banorët të cilëve ju është dëmtuar shtëpia nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, e kanë marrë dhe do t’a marrin shtëpinë e re, falas.

Kryeministri Rama reagoi pas lajmeve të publikuara në medie, se banorët do të marrin shtëpi por do të paguajnë një kredi të butë.

“Lajm i rremë sy për sy! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen falas të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajtë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!”, u shpreh ai në rrjetet sociale./Atsh

Go to TOP