Edhe këtë vit do të nderohet veprimtari Mustafë Ibrahimi përmes turneut të shahut
Edhe në këtë vit, siç është bërë traditë tashmë, do të nderohet veprimtari Mustafë Ibrahimi përmes turneut të përvitshëm të shahut.
Turneu “Mustafë Ibrahimi” do të organizohet më 27 tetor duke filluar nga ora 17:00.
Turneu i 13-të tradicional memorial do të mbahet në ambientet e Sallës së Shahut të Federatës së Shahut të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

