Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane sonte, synon fitore ndaj Omonias
Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane sonte.
Gjilanasit, si kampion të Republikës, arritën që ta kapin nivelin e suharekasëve në Evropë, duke u bërë pjesë e ekipeve më të mira të kontinentit, të cilat garojnë në UECL.
Gjilanasit e nxorën një barazim në xhiron e parë kundër ekipit finlandez KUPS, ndërsa tash do të paraqitet për herë të parë si vendëse në këtë fazë të garës.
Ekipi i Zekirija Ramadanit do ta presë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ekipin qipriot, Omonia, në ndeshjen që do të nisë prej orës 18:45.
Bardhekaltrit llogarisin në mbështetjen e tifozëve të tyre të flaktë për ta marrë një rezultat sa më të favorshëm, ndonëse kundërshtarët janë favoritë në letër.
