Edhe kancelari austriak do të udhëtojë për në Ukrainë – do të takohet me Zelenskyn

Kancelari austriak Karl Nehammer do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë, gjatë ditëve të ardhshme.

Nehammer ka biseduar në telefon gjatë të hënës mbrëma me Zelensky – duke ia konfirmuar pjesëmarrjen në Ukrainë.

Kujtojmë që Austria po vazhdon ta mbështesë në mënyrën më të mirë të mundshme Ukrainën, ku sipas zyrës së kancelarit Vjena tashmë ka siguruar pajisje të mjaftueshme për ukrainasit – duke theksuar se ndihma e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nuk është vetëm kancelari austriak që do ta vizitojë Ukrainën këto ditë, pasi disa orë më parë vizitën zyrtare në Kiev e konfirmuan edhe Josep Borrell si dhe Ursula von der Leyen.

Go to TOP