Edhe dueli i dytë në boks i takon boksierit shqiptar
Ka përfunduar edhe dueli i dytë i mbrëmjes së sotme mes boksierit nga Kosova, Valon Ahmeti dhe atij turk, Rojhat Osmanoglu.
Ahmeti ka fituar pas katër raundëve me rezultat 3:0 sipas vlerësimit të gjyqtarëve.
Ndryshe, dueli hapës i mbrëmjes së madhe të boksit në Fadil Vokrri, në të cilën Robin Krasniqi është protagonist kryesor, ishte mes boksierit shqiptar Dielli Vranoci, dhe kundërshtarit turk Burak Akkus
