Edhe Besiktasi pas Milot Rashicës

Edhe skuadra turke Besiktas është pas shërbimeve të Milot Rashicës.

Sipas raportimeve të mediave turke, Besiktasi po e kërkon Rashicën në formën e huazimit.

Kosovari gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Galatasarayt, ku arriti të fitonte titullin e kampionit.

Ai përgjatë asaj kohe shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime të tjera.

Rashica pasi që e ka përfunduar periudhën e huazimit me Galatasarayin, do të kthehet te Norwich City, që ka aktualisht kartonin e tij.

Veç Besiktasit, është edhe Fenerbahçe që ka tentuar gjithashtu të nënshkruajë me Rashicën. 

Go to TOP