E rëndë: Shqiptari var veten në burg në Itali natën e Vitit të Ri
Një shqiptar i dënuar me burg në Itali i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e Vitit të Ri në burgun e Salernos.
Lajmi është bërë me dije nga autoritetet e burgut.
I riu shqiptar 29 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane, ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe e përfundonte dënimin në vitin 2023.
Autoritetet italiane kanë thënë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, kurse e kanë gjetur trupin e vdekur të shqiptarit kur po bënin kontroll në dhoma.
Shqiptari është dërguar menjëherë në spital, por se përpjekjet për ta sjellë sërish në jetë kanë rezultuar të kota.
Ai ishte i vetëm në qeli, kur edhe ka kryer vetëvrasjen. Duket se qëndrimi vetëm ka ndikuar në këtë veprim të tmerrshëm të ndërrmarrë nga shqiptari.
Autoritetet po ashtu kanë deklaruar se rritja e numrit të vetëvrasjeve në burgjet e Italisë tregon plagët e rënda sociale në vend.