“E quajta i çmendur”/ Çun Lajçi i kujton kryeministrit Rama premtimin që i ka bërë dhe i dërgon një mesazh: Unë po plakem, Edi je prap i ri!

Në një intervistë , aktori Çun Lajçi kujtoi sot premtimin që i ka bërë kryeministri Edi Rama, pasi i shkroi për shembjen e Teatrit Kombëtar në 17 shkurt.

Sot pas një viti e gjysmë, duket se aktori nuk e ka harruar këtë moment dhe ka rikujtuar premtimin e Ramës. Ai tha se ndonëse ditët po ikin, ende asgjë nuk është realizuar.

“Ne artistët kemi lënë jetën dhe lëkurën për dërrasat e Teatrit, edhe pse jemi këtu. Edhe pse i kam shkruar unë prap po i them Edi Ramës, bëre keq që e shpëtove teatrin dhe pse ishte i mjerueshëm, sepse aty lam lëkurat tona, djersën tonë. Më patë premtuar, prandaj po ja rikujtoj se një shkrim e quajta o i çmendur pop se po rrënon, ai ma ktheu ne të dy të çmendur shumë shpejt do ta presim shiritin e kuq. Kjo nuk ndodhi dhe unë i çmendur po plakem dhe po pres me pre shiritin, sepse Edi është prap i ri”, tha Lajçi.

Go to TOP