“E përdorja për shëndetin”, pensionisti 80-vjeçar kapet me kokainë

Një 80-vjeçar është vënë në arrest shtëpiak pasi policia e kapi me 11 pako kokainë.

Pensionisti këmbënguli se ishte pikërisht ajo që i kishte kërkuar mjeku. I moshuari energjik pohoi më tej se sasia ishte për “shëndetin” e tij.

Një gjyqtar nga Gjykata e Qarkut të Splitit në Kroaci thuhet se ka urdhëruar arrest shtëpiak me monitorim elektronik për 80-vjeçarin që u kap javën e kaluar me 11 pako kokainë. Ai gjithashtu dyshohet se ka shitur një pako gjysmë grami të drogës.

Burri ka pretenduar se substanca e paligjshme e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim personal.

Për më tepër, ai tha se e përdorte drogën për arsye shëndetësore. Sipas përdoruesit të drogës, kokaina e bënte të ndihej “i rigjallëruar”, raportoi agjencia kroate e lajmeve Dalmatinski Portal

Go to TOP