E pazakontë në Mitrovicë të Veriut: Një burrë përdor pa autorizim banesën e një gruaje

Një rast i vetëgjyqësisë është raportuar të shtunën në Mitrovicën e Veriut.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka shfrytëzuar pa autorizim banesën e një gruaje, pronare e objektit.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe është njoftuar prokurori kompetent.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vetëgjyqësi” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP