E habitshme: Ukraina merr urim nga aleati kryesor i Rusisë në luftën e saj pushtuese
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka uruar në mënyrë të habitshme popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë.
Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj, raporton BBC.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta e të fqinjësisë së mirë mes popujve të dy vendeve”, thotë Lukashenko.
Ai shton se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.
Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.

