Syla: VV e “çapurriti” diasporën, i rrejti se është speciale

Valon Syla, gazetar, ka thënë se Vetëvendosja, e akuzoi politikën se po shkakton ikje jashtë vendit, ndërsa tash vetë VV-ja po përballet me ikje.

Kështu ka deklaruar Syla përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, Kurti, siç ka thënë gazetari, ‘’po rren”, duke thënë se ata që jetojnë jashtë Kosovës po kthehen.

“Migrimi është pjesë e secilës shoqëri në botë. Edhe në Amerikë, që është superfuqi dhe kontinent, përpos shtetit, njerëzit emigrojnë si rasti ku 10 milionë kanë ikë vec prej Kalifornisë drejt Teksasit 8 vitet e fundit. Por Vetëvendosja e çapurriti diasporën. Ata i rrejti që është speciale, ndërsa politikën e akuzoi se po e shkakton ikjen jashtë vendit. Nuk vyfti shumë kohë edhe vet po përballet me ikje Albin Kurti i cili rren paftyrë duke thënë se do të kthehen ata”, ka thënë ndër tjerash Syla.

Tutje ai ka shtuar se, s’kemi qenë në krizë më shumë ndonjëherë se sa tani me qeverinë Kurti.

Postimi i plotë:

Migrimi është pjesë e secilës shoqëri në botë. Edhe në Amerikë, që është superfuqi dhe kontinent, përpos shtetit, njerëzit emigrojnë si rasti ku 10 milionë kanë ikë vec prej Kalifornisë drejt Teksasit 8 vitet e fundit.

Por Vetëvendosja e çapurriti diasporën. Ata i rrejti që është speciale, ndërsa politikën e akuzoi se po e shkakton ikjen jashtë vendit. Nuk vyfti shumë kohë edhe vet po përballet me ikje Albin Kurti i cili rren paftyrë duke thënë se do të kthehen ata.

Jo. Kosova është e vogël. Plani ma i mirë ekonomik me u realizu pikë për pikë, ose Tony Blairin me pru Kryeministër, nuk ka me arritë vetqëndrueshmërinë me resurse dhe prodhim.

Por edhe këtu ju rren Albin Kurti, kur thotë ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur…

Jo jemi edhe të varfër. Dhe me qeverine e tij degenerike skemi qenë në krizë ma shumë ndonjëherë prej se Kosova është bo shtet.

Shumë rrenca e fulana jeni. Këto e kam ditë, por që jeni edhe kaq të poshtër këto e mora vesh qitash.

Nginu Vetëvendosje ju 51% bre dreqi në bark ja u honkt, me gjithë ata keksat që i hani msheft.

Go to TOP