Dyshohet se një police ka bërë vetëvrasje

Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan  ka pranuar një informatë se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante si dhe prokurori i shtetit janë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë” , ka thënë Hashani për RTKLive.

Go to TOP