Dyshohet se 15 vjeçarja në Ferizaj tentoi të kërcente nga banesa, motra provoi ta ndalte

Policia ka dhënë detaje për rastin e dy të rejave nga Ferizaj të cilat kanë rënë dje nga banesa e tyre.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se 15-vjeçarja kishte tentuar të bënte vetëvrasje, ndërsa motra e saj 18-vjeçare kishte provuar ta shpëtonte atë, por edhe ajo ka rënë nga kati i katërt.

15-vjeçarja ka vdekur, ndërsa motra e saj është në gjendje kritike duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Go to TOP