Dy të arrestuar për lëndim të rëndë trupor
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten pasdite në Ferizaj e një tjetër mbetet në kërkim policor pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike ku viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka i është dashur tretman mjekësor, fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tu transportuar pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Z.V, 55 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari L.V është liruar për procedurë të rregullt hetimore, kurse N.R mbetet në kërkim policor.
Ky rast nga Policia është cilësuar si ‘’ Lëndim i rëndë trupor’’. /Kosova.info/
