Dy klubet e mëdha gjermane pas Rrudhanit

Lojtari i Kombëtares së Kosovës në futboll, Donat Rrudhani, pati sezon të mirë duke u shpallur kampion në Zvicrës me Young Boys.

Për shkak të paraqitjeve të mira, sipas gazetarit Arlind Sadiku, për 24 vjeçarin kanë shprehur interesim dy klubet e mëdha gjermane, Borussia Monchengladbach dhe Schalke 04.

Anësori kosovar në 35 paraqitje në të gjitha garat me kampionët e Zvicrës këtë sezon, ka regjistruar 2 gola dhe 6 asistime.

Go to TOP