Mot i paqëndrueshëm deri më 12 qershor

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se deri më datën 12 qershor do të ketë mot të paqëndrueshëm.

IHMK njofton se ditën e do të ketë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë.

“E marte- Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi. E mërkure- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor. E enjte, mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit. E premte, mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit”, njofton IHMK.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

“Pra, siç po vërehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha”. /Kosova.info/

Go to TOP