Dy gjigantët evropianë e duan Avdullahun, ja sa para kërkon Hoffenheim

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, ka rënë në syrin e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane, të cilat tashmë kanë nisur ta monitorojnë nga afër paraqitjet e tij.

Sipas medieve të huaja, Milani dhe Tottenhami janë dy klubet që po tregojnë interesim më konkret për 21-vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit, skuadër që garon në Bundesligën gjermane.

Siç raportohet, Milani kishte paraqitur një ofertë për Avdullahun muajin e kaluar, por ajo është refuzuar nga drejtuesit e Hoffenheimit. Ndërkohë, Tottenhami e sheh mesfushorin kosovar si një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se e konsideron Avdullahun si një lojtar të rëndësishëm të ekipit, Hoffenheimi tashmë ka vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.

Klubi gjerman thuhet se kërkon të paktën 40 milionë euro, duke pasur parasysh se lojtari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Avdullahu u transferua te Hoffenheimi në verën e vitit të kaluar nga Baseli për 8 milionë euro dhe po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Gjermani.

Deri më tani, ai ka regjistruar 22 paraqitje me Hoffenheimin, ka dhënë 1 asistim, si dhe ka zhvilluar 5 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Kosovës.


Go to TOP