Dy femra fituese të çmimit “Shkencëtari i vitit”

Ibadete Bytyqi është fituese e çmimit “Shkencëtari i vitit” në fushën e mjekësisë kurse Fjolla Kaçaniku si “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021, në fushën e arsimit, janë çmimet e ndara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci tha se ndjehet e lumtur pasi ky çmim për herë të parë po ndahet për dy zonja.

Ajo premtoi buxhet e më shumë kushte për shkencëtarët, në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre.

“Mbështetja do të jetë e plotë me buxhet dhe kushte të nevojshme që krijuesit tanë të kryejnë punën e tyre në mënyre sa më të mundshme. Sot jemi me këtë aktivitet tradicional për hulumtuesit tanë që ta plasojnë punën e tyre aty ku zënë vend dija. Me kënaqësi shpallim zonjën Ibadete Bytyqi shkencëtare të vitit dhe Fjolla Kaçaniku”, tha Nagavci.

Kryesuesi i Këshillit, profesori Shyqyri Kelmendi tha se për here të parë në mënyrë solemne dhe publike pranuan shpalljen e dy laureatëve të shkencës kosovare. Ai kërkoi më shumë buxhet për nxitjen e shkencëtareve të rinj në këtë fushë.

“Norma e cila është 0.7 për qind nga buxheti i Kosovës është normë e ulët dhe duhet të ngritët për stimulim. Vitet e shkuara ky aktivitet ka kaluar pa u vërejt shumë. Shpresoj që çdo vit do ta festojmë shpalljen e shkencëtareve të rinj dhe të vitit. Të jesh shkencëtarë do të thotë të merresh me një veprimtari të veçantë. Dhe në fund me teorinë shkencorë të mbështetësh ato konkluzione”, tha ai.Fituesja e çmimit “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021, në fushën e arsimit, Fjolla Kaçaniku është shprehur mirënjohëse që kjo fushë për herë te parë u vlerësua me një çmim.“Këtë çmim do ta marrë dhe do të mundohem jo vetëm në aspekt shkencorë por edhe në aspekt të përkthimit të këtyre të dhënave t’i aplikojë në praktikë”, u shpreh ajo.

Profesoresha Muzafere Nimani tha se ndjehet e lumtur që përzgjedhja këtë vit ka mbuluar dy fusha kryesore siç është ajo e mjekësisë dhe ajo e arsimit.“Unë e di që në këto dy fusha nuk gjenden bash mirë në këto kohë. Gëzohem që sot ju ka dhënë hapësira që këto dy femra sot të jenë fituese”, tha ajo.Ndërsa Ibadete Bytyqi, fituese e çmimit “Shkencëtari i vitit”, në fushën e mjekësisë, u shpreh falënderuese ndaj ministres Nagavci për përzgjedhjen e saj si fituese e çmimit.“Falënderoj përjetësisht Ministrinë e Arsimit që në shtetin tim në vendin tim më bëri të përjetojë një ndjenjë të tillë”, tha ajo.

Go to TOP