Dy eurodeputetë kritikojnë BE-në: Masat ndaj Kosovës të njëanshme – provokimet erdhën nga Vuçiqi

Eurodeputetja gjermane Delara Burkhardt dhe dhe eurodeputeti austriak Andreas Schieder kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Komisioni Evropian ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, shkaku i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Ndaj aplikimit të këtyre masave kanë reaguar eurodeputetët Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, të cilët kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

“Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë, ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Në një proces serioz të dialogut duhet marrë masa të qarta ndaj Serbisë”, ka shkruar në një postim në Twitter, eurodeputeti Schieder.

Më tej ai ka thënë se “masat ndëshkuese të njëanshme kundër Kosovës të planifikuara nga Komisioni i BE-së janë të gabuara”.

Go to TOP