Dy dekada nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Para 20 vjetësh, autobusi me maturantë të Gjimnazit të Malishevës “Abdyl Frashëri” u aksidentua në Fushë Arrëz, teksa nxënësit po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Ky aksident tragjik i mori jetën 15 maturantëve.

Të gjithë maturantët janë të varrosur në “Lëndinën e lotëve” pranë varrezave të lagjes së Gurit në Malishevë. Për nder të tyre, është ndërtuar një lapidar në vendin e varrimit, ndërsa në vendin e aksidentit, shteti shqiptar ka ngritur një obelisk për t’i përkujtuar.

Me rastin e këtij përvjetori, më 11 tetor, Komuna e Malishevës përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e gjimnazit “15 maturantët” me një fond të ri librash. Njëkohësisht, u mbajt edhe një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, përkujtoi me emocion këtë ngjarje të rëndë.

Go to TOP