Dy bukuroshet e televizioneve pjesë e BB VIP Albania, hyn edhe këngëtarja e njohur nga Kosova
Big Brother VIP Albania ka filluar mbrëmë me edicionin e dytë të spektaklit.
Prej konkurrenteve që spikatën më së shumti janë moderatorja Kiara Tito dhe modelja Kejvina Kthella, që janë figura të ekranit.
Përpos formave tërheqëse trupore, të dyja këto njihen si karaktere interesante, e që pritet t’i japin shumë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ndërkaq pjesë e këtij edicioni është bërë edhe këngëtarja e bukur nga Kosova, Ariana Plakic, që veten prezanton me emrin e saj artistik, “Ari Blu”.
